Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Adriana Matoshi, ka befasuar sërish me ‘look-un’ duke zgjedhur që të marrë pjesë në takimin për Komisionin e Arsimit.
Ashtu siç edhe ka ndodhur më parë, Matoshi ka rënë sërish në sy për’look-un’e saj, më konkretisht me modelin e flokëve. Ajo u pa me një stil interesant flokëve, ajo u shfaq me gërsheta, të cilat i la në formë topuzi sipër kokës.
Nuk është hera e parë që Adriana Matoshi bëhet kryefjalë e mediave për shkak të stilit të saj të veshjes ose pamjes së jashtme.
Kujtojmë se kohë më parë, Matoshi ka qenë kryefjalë e mediave thuajse përditë për historinë e saj të dashurisë me një futbollist 19 vite më të ri se vetja.
Por cifti i dha fund lidhjes me mirëkuptim pak muaj më parë dhe arsyeja kryesore thuhet se ka qenë pikërisht diferenca e madhe në moshë mes tyre.
Adriana Matoshi është një nga aktoret më të mira shqiptare, që ka luajtur disa role në filma e shfaqje të ndryshme, por edhe një zë i fortë në mbështetje të femrave.