Lajme

Tani është ndër më të pasurit në Shqipëri, profesori Ardian Civici tregon si arriti aty ku është: Në fillim kur isha 18 vjeç kam bërë llaç

Profesori Adrian Civici ka rrëfyer historinë e tij të suksesit ditën e sotme në “Shqipëria Live”. Ai e ka nisur nga zeroja duke punuar në ndërtim që në moshën 18-vjeçare dhe sot është doktor shkencash. Pasi mbaroi gjimnazin në shkollën “Sami Frashëri” ai u detyrua që të punonte pasi par tia nuk e lejoi që të vazhdonte shkollën e lartë se nuk vinte nga një familje ‘e mirë’ sipas kohës.

ardian civici - JavaNews.al

Vite më vonë ai kreu studimet e larta në Kamëz dhe më pas u bë pedagog. Ai fitoi titullin doktor shkencash pas viteve ‘90 e dha leksione në Universitete të Evropës.

“Më duhej të mbushja kova me beton. Ishte shumë e vështirë si punë e mënyrë jetese, ishte shumë larg realitetit, aty kuptoje një botë tjetër. Një vit i tme rrshëm, shumë i vështirë e sidomos për një djalë 18-vjeçar. Ishte një ndryshim radikal pasi ne ishim mësuar me idenë e atij punëtorit ideal. Aty mësuam edhe gjëra të tjera të cilat ishin sh okuese, për shembull u bë një mbledhje për të demaskuar një punëtor 20-vjeçar që kishte dëgjuar muzikë italiane. Në Evropë është më e vështirë të bësh shkollë apo të ecësh se sa në Amerikë, sepse në Amerikë kur shkon të pyesin çfarë mund të bësh, kurse në Evropë të pyesin nga vjen e çfarë ke.

Ardian Civici: Çfarë është amnistia fiskale - ShtetiWeb

MË TË LEXUARAT

To Top