Rozë

Tani i thotë Luizit të pajtohet me maestron, ai i kthen përgjigjen epike

Tan Brahimi kërkon nga Luizi që të pajtohet me Armaldo Kllogjerin (Maestron). Këtë kërkesë, ai ia bëri mbrëmjen e djeshme, gjatë bisedës me Luizin.

Ky i fundit i tha se Armaldo po tenton që të afrohet me të e po bën çmos për të rikthyer marrëdhënien si më parë. Tani, nga ana tjetër i kërkoi që të pajtohen pasi Maestro nuk i ka bërë asgjë. Madje, aktori tha se Mastro ka lezetin e tij, duke shtuar se ai vepron “herë si pite, herë si simite”.

Luizi: U bë copash Amarildo duke mu afru në të gjitha anët. Tani: Pajtohuni! Luizi: Ça me u pajtu? Tani: Hë pajtohuni. Ka lezet Maestro, është herë pite herë simite. Ka lezetin e vet.

Luizi: Ka lezet kur e mbështes. Se vetëm e pa që nuk bëri gjë, pa ardhur vetë nuk e pranoj. Tani: Për mua ai nuk ka bërë asgjë.shih video

Marrëdhënia mes Luizit dhe Maestros ndryshoi drastikisht pas lojërave dhe epiteteve që u përdorën mes tyre. Maestro tha se nuk i pranon epitetet që Luizi

i ka vendosur duke shtuar se do i mbajë qëndrim. Deri më tani ai kështu ka vepruar, mirëpo gjatë emisionit radiofonik, kërkoi që të fliste me Luizin. Ky i fundit nuk pranoi.

MË TË LEXUARAT

To Top