Aktori i njohur turk Kerem Bürsin në një intervistë për mediat turke ka treguar se përpara se të bëhej aktor ka provuar disa profesione.
Ai ka mbledhur peshqirë në palestër, ka punuar si shofer, kamarier e madje edhe si pastrues tualetesh.
Në fillim të këtij viti ai kishte planifikuar një udhëtim për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pandemia ka ndryshuar gjithçka.
Së fundmi Bürsin është pjesë e serialit “Sen Çal Kapımı” që ka nisur transmetimin pak ditë më parë në Turqi.