Leximi

Tani me keto metoda do te merrni shalqirin me te mire te dyqanit, ja cilat jane

Me keto këshilla do të mësoni se si të përzgjidhni shalqinin e duhur, të kuq flakë, të ëmbël e mos të zhgënjeheni kurrë.

Njollat E Mëdha

Lëvorja e shalqini zakonisht ka njolla të cilat janë të bardha dhe të verdha.

Këto njolla formohen gjatë vendosjes së shalqinit në tokë ose në fushë.

Shalqini me shijen më të mirë ka një njollë të madhe me ngjyrë kremoze me nuancë të verdhë, si shalqini në të djathtë në foton mësipër.

Shmangni shalqinjtë me njollë të bardhë sepse janë pa shumë shije.

Sa më e verdhë njolla aq më i mirë shalqini.

Të Vrarat E Lëvores

Sips të dhënave të AgroWeb.org, të vrarat e lëvores që formojnë një rrjetë kafe të mirëfilltë ndodhin si pasojë e pllenimit të lules së bimës nga një insekt.

Sa më e madhe të jetë e vrara në fjalë, aq më i ëmbël do të jetë fruti.

Forma

Shalqini që ka formë gjatoshe dhe të zgjatur është më i lëngshëm, ndërsa shalqini i rrumbullakët është më i ëmbël.

Përmasat

Përmasa ka rëndësi në përzgjedhjen e shalqinit.

Nëse dëshironi të bëni zgjedhjen e duhur, AgroWeb.org këshillon që gjithmonë të kapni një shalqi mesatar por jo shumë të madh dhe as fare të vogël.

Bishti

Bishti i shalqinit duhet të jetë i tharë dhe jo jeshil.

Nëse ai është jeshil, atëherë shalqini nuk është mjaftueshëm i pjekur dhe ju lutemi mos harroni te na ndihmoni te mirmbajme faqen vetem duke shtypur(mbi foton ose mbi videon) qe ndodhet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin SHQIPE .

MË TË LEXUARAT

To Top