Ushqime

Tani në dimër tani ngrohin shpirtin/ Kjo është receta sekrete për t’i bërë petullat e fshira si gjyshet shqiptare





Përbërësit: 500 ml qumësht 4 vezë 300 g miell 2 hudhra 100 g gjalpë 200 g djathë Kripë Pak ujë. Në tas rrahim vezët dhe më pas shtojmë qumështin, e rra him përsëri dhe më pas shtojmë miellin.

Petulla të Fshira me Mjaltë dhe Arra - Shije dhe Traditë - AgroWeb

Formojmë brumin e petullave dhe e lëmë të pushojë pak, ndërkohë vendosim tigan të nxehet dhe e lyejmë me gjalpë.

Hedhim brumë dhe e rrotullojmë tiganin të vishet i gjithi me brumë dhe i pjekim nga të dy anët. Vazhdojmë kështu derisa të mbarohet i gjithë brumi. Grijmë hudhrat dhe i skuqim në tigan me gjalpë dhe shtojmë pak ujë.

Lyejmë një tavë me gjalpë dhe fillojmë shtrojmë petullat e pjekura, i lyejmë me gjalpin e aromatizuar me hudhër, shtojmë djathë të thërrmuar dhe vazhdojmë kështu deri në fund. I vendosim në furrë të piqen për disa minuta derisa të kërcanisen.

Petulla të Fshira - Tradita Shqiptare që Ndjell Shijen - AgroWeb





MË TË LEXUARAT

To Top