Rozë

Tani po drejton ‘Big Brother’/ Arbana Osmani prek me fjalët sepse kalon pak kohë me fëmijët: Më mungon

Arbana Osmani iu rikthye punës, menjëherë pas lindjes së djalit, Diellit. Dhe gjithë ditët e ngarkuara, puna në “Big Brother” dhe pamundësia për të kaluar kohë me familjen, e ka bërë moderatoren nostalgjike.

Ajo ka ndarë një foto të viteve më parë,me Jonin, djalin e saj të madh. “Gjeta këtë foto me Jonin, të viteve më parë. Dhe u ndjeva e bekuar. Mirënjohëse. Emicionale. E lumtur. Pak e trishtuar. Sepse koha fluturon dhe ata rriten shumë shpejt”, shkruan Arbana, duke shtuar se i mungojnë shumë ato kohë.

E duket në fakt, se dhe ajo si të gjitha nënat, gëzohet dhe trishtohet në të njëjtën kohë, kur sheh fëmijët e saj të rriten…

MË TË LEXUARAT

To Top