Leximi

Tani po vjen dimri dhe ky është sekreti i madh si ti lani pulovrat e leshta në shtëpi për t’u dukur të reja dhe mos të hapen

Një ndër problemet më të mëdha edhe pasi mbaron dimri është larja e duhur e materialeve delikate siç është leshi. Ka një mori mënyrash dhe detergjentësh se si mund të lani dhe kujdeseni për to.

Pulovrat që duhet të blini me ulje për ti pasur edhe vitin tjetër -  Content, Fashion, Trends - ikub.al

Megjithëse rregulli i artë është që të shikoni gjithnjë etiketat për të mbajtur sa më në formë rrobat tuaja. Materialet delikate zakonisht kërkojnë larje të specializuar ndaj ky proçes mund të bëhet i vështirë dhe bezdisshëm për këdo.

Larja me dorë
Të lash me dorë nuk është gjithnjë një proçes i pëlqyeshëm, por është një ndër zgjidhjet më të sigurta dhe të mira për rrobat.

Gjëja më e rëndësishme për këtë metodë është të mbani gjithnjë temperaturën e ujit konstante. Nëse e nisni larjen me ujë të ftohtë vazhdoni ta mbani në atë mënyrë derisa të keni përfunduar.

Këtë gjë mund ta bëni edhe me ujin e vakët, ndërsa ujin e nxehtë për të larë materialet e leshta evitojeni sa më shumë. Pasi ka tendencën t’i shkatërrojë dhe t’i hapë ato.

Nëse bluza juaj ka njolla, trajtojini me ujë të ftohtë dhe pak sapun më pas zhytini në një legen me ujë të ftohtë. Masazhojini me delikatesë pa i tërhequr shumë në mënyrë që të mos hapet më shumë se sa duhet.

Ndërroni ujin dhe bëjeni këtë proçes edhe 2-3 herë të tjera. Në larjen e fundit me ujë të ftohtë, shtoni pak zbutës rrobash për ti dhënë rrobave tuaja pak aromë. Pasi të mbaroni larjen me dorë mos i shtrydhni kurrë këto lloj materialesh, shtypini pak me dorë dhe lëreni të kullojnë.

Kini parasysh t’i vendosni gjithnjë në një hapërsirë horizontale duke mos i vënë në tel në mënyrë që bluzat të mos varen. Mund t’i vendosni të thahen sipër stendës ku ndeni rrobat zakonisht.

Përfundimisht, trikot e leshta janë tmerrësisht stil! - Moda

MË TË LEXUARAT

To Top