Rozë

Tani që do jetë prezantuese/ Grida Duma tregon për PD-në: Nuk e ndau Edi Rama

Për Grida Dumën, përçarjen e Partisë Demokratike e cila si e tillë do të shkojë edhe në zgjedhjet e 14 majit, nuk e nisi kryeministri Edi Rama.

Top Story/ Grida Duma: Meritokracia është vrarë nga kryetarokracia - Top  Channel

Në studion e “Top Story”, Grida tha se përçarja nisi nga një ngjarje e madhe dhe nga humbja e pushtetit në vitin 2021, atëherë kur nuk ndodhën rotacionet që priteshin.

Sipas saj faktor përçarjeje ishte edhe mos marrja e masave, por pushteti më pas ndikoi që opozita të vijonte e të përçahej akoma më shumë.

“Përçarja e opozitës nuk nisi nga Edi Rama. Nisi në një tjetër ngjarje të madhe. Për mua nisi që në humbjen e pushtetit në 2021, kur nuk ndodhi rrotacioni politik. Edhe për mos marrjen e masave të duhura në ato momente. Patjetër që pushteti ka ndodhur në mbajtjen e përçarjes së hapur. Nuk është problemi nëse më dhanë mua po jo hapësirë, unë e kisha hapësirën, çështja është që lakmia politike dhe stili i vijimit me të njëjtat përsëritje prej dy vitesh, e çonte ngjarjen të atillë që një njeri si unë nuk rri.

Top Story/ Grida Duma: Meritokracia është vrarë nga kryetarokracia - Top  Channel

MË TË LEXUARAT

To Top