Prova e javës nga Big Brother ka sjellë përplasje mes Antonelës dhe Einxhel. Vajzat kanë diskutuar se cila është zgjuar e para dhe më pas tonet e tyre janë mbivendosur mbi njëri- tjetrin.
“Boll, mos bërtit”, i është drejtuar Einxhel Antonelës e cila është acaruar dhe i është kthyer duke i thënë: “Ore ti s’ma mbyll gojën mua, jam duke fol me Sarën”.
Antonela ka vazhduar të sqarojë situatën e acaruar teksa banorët e tjerë kanë zgjedhur të mos ndërhyjnë në këtë moment.
Ditën e djeshme Iliri u ka bërë një lojë banorëve. Ai ka bërë sikur ka marrë një zarf nga Big Brother dhe ka mbledhur banorët, gjoja për të lexuar. Mirëpo, zarfi ishte bosh. Kjo ka acarauar shumë Antonelën, e cila ka harruar që është para kamerave dhe ka dalë nga kornizat e të qënit VIP.
Ajo është shprehur: Pa lidhje. Edhe e pashë zarfin që ishte bosh. Kur t’vijë zarfi as qe e lëviz tarravilen prej vendit. Mua s’ka b***ë me ma ba kush. Mua mos mu kap për të tjerë.
Nuk është hera e parë që Antonela përdor fjalor rruge në shtëpinë e BBV, duke harruar statusin ‘VIP’ që ka ajo dhe të tjerët në këtë format dhe faktin që shihen nga mijëra shqiptarë, përfshi dhe minorenë.
“Në shtëpinë e Big Brother VIP nuk ka shumë artistë”. Kjo ishte fjalia e Ilir Shaqirit gjatë spektaklit të së premtes, që menjëherë nxiti shumë debate mes banorëve. U duk se të gjithë iu kthinë kundër balerinit, pasi nuk ishin dakord me deklaratën e tij mjaft të fortë.