Pas zbulimit të historisë sh okuese në një fshat të Pogradecit, flet për herë të parë babai i vajzës së abu zuar nga një 46-vjeçar.
Por i ati i saj, që tregon se njihet me të arr estua rin, thotë se nuk di asgjë.
“Asgjë, ku di unë, tani ajo andej është, Anisa”, ishin fjalët e tij, teksa gazetarët e pyetën se çfarë kishte ndodhur.
Babai i të miturës teksa duket i pashqetësuar për gjithë sa ka ndodhur, tha për mediat se vajza e tij shkonte në shtëpinë e abuz uesit pasi njiheshin.
“Jo jo, nuk është ankuar për gjë. Vinte e dilte këtu. Ajo s’bëri gjë. Ai djali quhet Blerim. Kishim lidhje nga baxhanaku im se punonte andej me të. Asgjë nuk i kishte premtuar. Vet e njohi. Vajza është 14 vjeç dhe Blerimi është 2 vjet më i madh se unë. Vajza rrinte atje te Blerimi, kishte ata çupën shoqe (vajzën e Blerimit), ka një vit e gjysmë. Kërkonte të vinte në shtëpi, por rrinte atje. Ajo s’rri në shtëpi do shoqen e saj. Asgjë tjetër, unë mirë jam, çupa si të dojë unë s’e mbaj me zor li dhur rri.