Leximi

Të dashur nënë dhe baba, ju kërkoj falje nëse kuptova sa të rëndësishëm ishit për mua, kur ishte tepër vonë….

Do doja të kisha ditur në të shkuarën gjithçka di tani. Do doja të mos kishte ekzistuar kurrë papjekuria dhe revolta e rinisë sime, kur të rritesh është kaq e dhimbshme. Do doja të isha zbavitur më shumë dhe të mos shqetësohesha për gjëra të vogla….do doja të ksiha përqafuar më shumë, të buzëqeshja më shumë, të isha më shumë pjesmarrës.

Për fat jeni ende këtu, ndaj do doja t’ju thoja: Më falni që m’u desh kaq shumë kohë për t’u rritur, më falni për vitet e rebelimit, moskuptimit dhe distancimit. Mbase është gjithnjë kështu. Rrugëtimi i rinisë është njëra anë dhe nuk mund të shkelet nga prindërit. Dhe rruga e pjekurisë është diçka tjetër dhe nuk mund të përshkohet nga fëmijët.

Pyes veten: Kur takohen bashkë këto rrugë? Nëse kemi lidhje kaq të forta dhe unike, nuk duhet të ecim gjithnjë bashkë, dorë për dore?

Jeta ndonjëherë ulëret

Gabimet e mia, papjekuria dhe arroganca e kohëve të shkuara më bëjnë të vuaj. Dhe jeta vazhdon të më thërrasë për aq shumë rrugë të reja që ende nuk njoh. Mendoj ndonjëherë para se të ndryshoj drejtim, për të mos u larguar. Por jeta më thërret, ndonjëherë ulëret. Mendoj se koha ka qenë bujare si për mua edhe për jetën. Kam jetuar më gjatë nga të gjithë, kam bërë shumë gjëra, kam njohur vende, mësuar. Dhe vazhdoj kështu: me dëshirën për të mësuar, i hapur ndaj jetës. Mbase faljet e mia nuk janë për kohën që kam kaluar larg jush, sa për cilësinë e saj.

Sot nuk do ndërroja asnjë mëngjes me atë të sime mëje në kuzhinë, me vështirësinë e saj në dëgjim. Kafeja, biseda mes nesh, papaja që më prisje me delikatesë, pa ta kërkuar fare.

Nuk do ndërroja as bisedat në kopsht, poshtë pemëve me tim atë. Biseda shpesh herë në heshtje. Koha tregon atë që ka rëndësi në jetë, atë që ia vlen ta jetosh, nga ku rrjedhin forca dhe burimi ynë i jetës.

Më vjen keq që nuk kam folur më shumë, nuk kam patur më mëngjese të tilla, më shumë histori për të ndarë, më shumë besim nga ana ime, kur dëshirat e mia nuk ishin të njëjtat me ato që ju kishit për mua.

Kërkoj falje për çdo herë që ju kam zhgënjyer, për momentet e trishtuara apo shqetësimet. Sot jam këtu, edhe pse fizikisht pa i distancuar, mendja ime është gjithnjë aty, në kopsht, në dhomën e ndenjes, në kuzhinë apo në dhomën e gjumit. Kjo shtëpi ka qenë gjithnjë dhe do jetë gjithnjë strehimi i përjetshëm imi i sigurtë, përmbledhja e kujtimeve të një jete, historitë që nuk do harroj kurrë, vendi që është gjithnjë në ëndrrat e mia.

Faleminderit!

Faleminderit për festat e fundvitit dhe ato familjaret, për bashkëjetesën që, nga ana ime, mund të ishte më e pranishme. Nuk e di mirë. Mendoj që të shkoja nëpër botë ishte fati im dhe është ende. Ishte gjithnjë një forcë që ulërinte Brenda meje për të vrapuar nëpër botë. Dhe jeta vazhdon të më thërrasë!

Do jem gjithnjë me ju, me dashuri, mirënjohje, respekt dhe admirim të pastër. Admiroj kush jeni, keni jetuar gjithnjë për bijtë dhe nipërit tuaj. Ndjek vetëm rrugëtimin tim, duke e ditur se jeni burimi im i dashurisë, enegjisë dhe jetës. Ju kërkoj falje që nuk e kuptova këtë më parë. Por sot e di dhe do ta di gjithmonë.

Të gjitha fitoret e mia do jenë gjithnjë në nder tuajin, forca ime, gëzimi dhe gjithçka që mund të bëjë mirë. Përsa i përket gabimeve të mia, ju lutem t’i harroni të gjitha!

Jinni gjithnjë pjesë e imja dhe unë do jem gjithnjë pjesë e juaja. Faleminderit për çdo veprim tuajin!!!

MË TË LEXUARAT

To Top