Numri i refugjatëve ukrainas që kanë ikur nga l ufta, tani ka shkuar në 3,000,381, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.
Aty përfshihen 1.8 milion ukrainas që gjenden në Poloni dhe 300,000 që janë nisur drejt Evropës Perëndimore. Refugjatët kanë ikur nga qytetet e su lmuara prej fo rcave ruse.
Në 20 ditët e lu ftës, OKB-ja ka thënë se janë regjistruar 691 vik tima civile dhe 1,143 të pla gosur. Pentagoni ka thënë se forcat ruse vazhdojnë të bëjnë pak përparim në Ukrainë, 20 ditë pas nisjes së pu shtimit. Mirëpo disa qytete të mëdha po përballen me bo mbardime të mëdha, sipas një zyrtari të Departamentit amerikan të Mbrojtjes.
Një konvoj me trupa ruse vazhdon të jetë 20 kilometra larg Kievit, ku, sipas zyrtarit, civilët po përballen me më shumë s ulme.
Rusët vazhdojnë të hasin në rezistencë për të marrë Harkivin – qytetin e dytë më të madh të Ukrainës dhe Mikollaivin, qytetin jugor afër Detit të Zi.