Einxhel ka treguar sot një nga detajet më emocionuese të jetës së saj. Ajo ka rrëfyer se nëna e saj vuan prej vitesh nga Parkinsoni, sëmundje e cila ka transformuar totalisht stilin e saj të jetesës.
Në pamundësi për të ardhur fizikisht prej komplikacioneve të saj shëndetësore, Einxhel arriti që këtë mbrëmje të dëgjonte zërin e personit të saj të dashur.
Një letër erdhi nga nëna e saj teksa ndër të tjera shkruante: Ti je një vajzë e zgjuar, relative me shumë ëndrra dhe shumë e veçantë. U bënë disa vite dhe mua më vjen keq që nuk mund të kalojmë kohë me njëra-tjetrën. Duke të të pasur ty në krah gjërat janë berë më të lehta. Ndonjëherë mërzitem kur të shoh të debatosh por punë e madhe, jo të gjithë do të të duan. Shpirt, luaj por luaj me zemër, më gëzon shoqëria jote me Beniadën. Sot po të lë këtë letër me shpresën se do të të shoh gjithnjë në ekran, të dua’’,- shkruan ajo ndër të tjera.
Nga kjo surprizë Einxhel nuk i ka përmbajtur lotët dhe emocionet e forta.