NGA LIRA GJIKA/Të duash fëmijën nuk do të thotë t’i blesh rroba, makina, lodra apo t’i bësh një dhomë që prindit i duket e bukur. Kjo formë marrdhenieje, që prindi pa dashur ndërton me fëmijën, është formë komerciale. Eshtë sikur bën një kontratë.“Unë po të blej sendet, ti më lër rehat”. Me fëmijën nuk krijohen marrëdhënie kaq te percipta. Marrëdhënia prind-fëmijë eshte marrëdhenie themel e njeriut me njeriun ku sendet kanë vlerë minimale.
Të duash fëmijën do të thote të jesh aty kur hedh hapin e pare dhe ai, si Atlasi, mban gjithë universin njerëzor mbi kurriz per te realizuar kete veprim.Po aq energji, e mbase edhe me shume, i duhet për te artikuluar fjalen. Këto moment dhe të tjera si këto, jane momente kyç, ku prindi duhet te jete i pranishëm dhe të mbështesë fëmijën e tij.
Keto momente fuqizojnë ose jo lidhjen mes tyre.Mbështetja, nxitja dhe durimi i prinderve, sidomos kur fëmija gjëndet në vështirësi, jane edhe çelesi i suksesit të rritjes dhe edukimit.Edukimi nuk eshte urdher, por akt dashurie e pergjegjesie. Eshte nje proces i shtrire ne kohe dhe për kohën fëmija ka nevojë si per ajrin.