Siç ishte lajmëruar më herët, dy djem të rinj janë bërë pjesë e shtëpisë së ‘’Vëllait të Madh’’.
Ata janë pikërisht DJ PM dhe DJ DAGZ. Ata do t’i bashkohen pjesës tjetër të banorëve duke i dhënë lojës sadopak ngjyra nga karakteri i tyre.
Banorët i uruan menjëherë mirëseardhjen dhe mbetet në dorë të tyre se si do të shkojë bashkëjetesa e tyre. E veçanta e kësaj hyrjeje është se ata do të luajnë si një banorë i vetëm.