Deklarata e bërë nga Ana referuar Melisës, ka prekur jo pak këtë të fundit. Bukuroshja ka vendosur të mos ndjekë më në rrejte sociale Anën, pasi sipas saj, fjalia e thënë nga Ana se Fatjoni e sheh atë thjesht si objekt s*ksi, ishte tepër e rëndë.
Melisa shtoi se në emision ndodhet për djemtë e jo për të bërë shoqe, kështu që nuk e ka aspak problem miqësinë e ndërprerë me 24-vjeçaren.
“Atë ditë që u shpreh ashtu për mua nuk e mbaj në Ins tagram. Unë nuk mbaj asnjë raport me të. Me situatën që u krijua të premten unë kisha të drejtë të mërzitesha me të gjithë. Nuk është thjesht Instagrami, është një shkëputje dhe kaq”, tha Melisa.