I ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, aktori i njohur Alex Seitaj rrefeu për moderatoren Ester Bylyku, periudhën e vështirë ku sipas tij ‘ka vuajtur edhe për bukën e gojës’.
Një anë e panjohur e aktoritAlex Seitaj, që mbase shumë prej jush nuk e dinin është krenaria dhe kokëfortësia.
Ester Bylyku: Alex, cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për familjen tënde?
Alex Seitaj: Nuk mund ta quaj sak rificë, por po vazhdoj tek krenaria dhe kokfortësia e një bricjapi. Në momentin që u shkëputa financiarisht nga familja ime, sepse unë e kërkova këtë gjë, por nga ana tjetër ata më thonin që nëse ke nevojë ne na ke këtu, problem është që kam një krenari të fri kshme. Dhe vetëm ideja që unë tu kërkoja apo ‘tu bija në qafë’ familjarëve të mi, më ka detyruar që shumë herë të vuaj edhe për bukën e gojës. Absolutisht ka arritur deri në ate pikë. Ka patur momente gjatë universitetit të arteve, që isha pa punë, dhe familjarët e mi akoma nuk më kanë falur që nuk u thash gjë.