Rozë

Të gjithë u fiksuam pas Memos dhe vajzës së tij, ja video ku aktori i njohur turk flet shqip: Dua të vij në vendin tuaj, ju dua!

Aktori turk Aras Bulut Iynemli, i njohur për rolin e “Memos” në filmin “Mrekullia në q el inë nr7”, apo të Jamaçit tek Çukur, ka qenë i ftuar në emisionin shqiptar “Qejfi më i madh se Stambolli”, me moderatore Linda Imami ku ka shprehur dëshirën për të vizituar Shqipërinë në të ardhmen.

Aras Bulut İynemli'nin son paylaşımı Instagram'ı salladı! Binlerce beğeni  aldı - Magazin

Filmi i tij “Mrekullia në q elinë nr.7” ka përlotur gjithë shqiptarët por jo vetëm dhe i dha dhe një çmim të madh aktorit.

Në emisionin “Qejfi më i madh se Stambolli” aktori rrëfeu si e nisi aktrimin, si e kalon ditën dhe për suksesin e filmit “Mrekullia në qelinë nr.7”.

Aras tregoi se iu mbushën sytë me lot kur lexoi skenarin e filmit dhe e pranoi menjëherë rolin. Ai u shpreh se nuk e priste një sukses kaq të madh dhe se nuk e bën punën për të fituar çmime.

Në një moment, Aras tentoi të fliste shqip kur moderatorja i tregoi se seriali “Koha kalon” ende transmetohet në Shqipëri. Aktori u përpoq ta thoshte titullin në shqip, por me pak vështirësi. Në fund të intervistës, Aras u shpreh se shpreson që një ditë ta vizitojë Shqipërinë.

MË TË LEXUARAT

To Top