Rozë

”Të ndodh çfarë të ndodh do e mbështesin Donaldin deri në fund”/ Këto janë dy fancet e tij të zjärrta

Sarah dhe Fifi janë dy nga mikeshat më të mira që Donaldi ka patur brenda “Big Brother VIP”. Edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ato kanë treguar mbështetjen e tyre ndaj aktorit, duke e parë edhe si fitues.

Sot Sarah është pyetur në një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram se kush mendon se do fitojë “Big Brother VIP” dhe ajo ka thënë emrin e Donaldit.

Më pas ka publikuar mesazhin e Fifit që i shkruan se ai është kryetari i partisë “E drejta për drejtësi”, duke nënkuptuar së është i drejtë.

“Votën tonë e ka kryetari na ka premtuar vende pune”- shkruan me humor krah mesazhit Sarah. Ndërkohë, ky postim është rishpërndarë edhe nga Fifi që shkruan: “Ne jemi krahu i majtë dhe i djathtë i kryetarit”.

Kujtojmë se teksa surprizoi Monikën disa ditë më parë në “Big Brother VIP” Fifi takoi edhe banorët e tjerë. I përzemërt ishte edhe takimi i saj me Donaldin, të cilit Fifi i kërkoi të fitonte duke i thënë se ka mbështetjen e saj. Kjo gjë preku Arjolën e cila tha se ajo ka qenë më afër Fifit se Donaldi. Mirëpo, ja ku erdhi përgjigja e Fifit. Fituesi për të është vetëm Donaldi.

MË TË LEXUARAT

To Top