Lajme

Të prek në shpirt/ I vëllai humbi jetën pak ditë më parë, futbollisti shqiptar ia dedikon golin e fitores atij

Ndeshje emocionuese dhe surpriza janë prodhuar në ditën e sotme të Superiores. Bylisi ka arritur të fitojë në minutat e fundit ndaj Egnatias në shifrat 1-0.

Ekipi i Duros ka dominuar dhe kishte shumë raste të pastra për të shënuar. Por në minutat e fundit kishte kundërsulme nga të dy krahët.

Bylisi përfitoi dhe arriti të shënonte me Flamur Ruçin në të 92. Ky futbollist ia dedikoi golin vëllait që iu nda nga jeta vetëm pak ditë më parë.

Egnatia ishte e pafuqishme për të reaguar dhe nuk mundi të shfrytëzonte rastet e saj që rezultati i këtij takimi të kishte tjetër fat.

Nga ana tjetër Vllaznia ndodhet në krizë dhe shumë larg objektivit për t’u shpallur kampion. Shkodranët kanë humbur me shifrat 1-0 ndaj Kastriotit në transfertë.

MË TË LEXUARAT

To Top