Aktorja e humorit, Arjola Demiri ka marrë një surprizë të dyfishtë gjatë emisionit të Big Brother Vip. Ajo është shpallur fituese e një apartamenti luksoz në Tiranë, ndërkohë që më pas është eliminuar nga gara.
Sipas rregullave të lojës, aktores Arjola Demiri i ka qëlluar dhe një biletë, e cila i ka mundësuar rikthimin në lojë. Gjatë emisionit të mbrëmjes së djeshme nuk ka pasur nominime të tjera, por të gjashtë personazhet do të jenë pjesë e çerekfinales.
Më herët gjatë emisionit të mbrëmshëm, Arjola Demiri takoi tre fëmijët e saj, ndërkohë që ka rrëfyer peripecitë që ka hequr për rritjen e tyre dhe pas divorcit me ish-bashkëshortin.
“Tre muaj paralelisht punoja në emisionin e fëmijëve. Punoja kudo që të ishte e mundur, pagesat nuk premtonim të mbanin as veten dhe jo më fëmijët. Ndërkohë që mendonin se isha e qetë, në fakt shkatërrohesha nga malli dhe nga vetmia. Po shkatërrohesha nga dëshira për ti pasur fëmijët pranë. Këtë ditë e shihja të largët dhe të pamundur.
Më tingëllonte në vesh zëri i djalit: Të lutem mami kthehu se nuk duroj dot më. Në 9 korrik marr pranë vetes Rubinin dhe Alesian sepse Helga refuzonte të vinte tek unë. Një gjë që më lëndonte më shumë ishte refuzimi i Helgës për të më takuar. Gjerat po përkeqësoheshin shumë. Për një vit nuk e e kam takuar dhe dëgjuar. Po vdisja nga malli për ta pasur në krah. Ai fëmijë kishte nevojë për mua. Mëngjesin e 4 marsin kisha bërë plan që ta rrëmbeja, sepse urat e komunikimit ishin shkëputur.
Futem mes makinës dhe në momentin që vjen në drejtimin tim i dal dhe e mbërthej. Elga u tremb, më tha nuk dua të vij me ty. I thashë ti do të vish se s’bën. I kam çuar në shtëpi dhe i thashë “Elga kam nevojë të të puth se më ka marrë malli”. E dëgjova fjalën mami pas një viti. Ka dy vjet një jetoj, gëzoj, lumturoj dhe ishalla Zoti më ka bekuar që janë fëmijët e mi. Nuk rresht së falënderuari të madhin zot që më ka mbushur zemrën plot”, rrëfeu aktorja.