Lajme

Të shoqin e ka të sëmurë shumë, shtëpinë ia prishti tërmeti/ Gruaja rrëqeth: Po i lutem Zotit se nga qeveria…

Me burrin e par alizuar dhe me fëmijët e vegjël, Albina Vuka i lutet Zotit e shtetit: Kërkoj një shtëpi sa të fus 3 fëmijët dhe burrin e sëmurë brenda.

Tërmeti i 26 nëntorit dhe braktisja shtetërore vazhdojnë të prodhojnë pasiguri tek banorët që u prekën prej tij. Banorja e Lezhës, Albina Vuka, së cilës shtëpia i është kthyer në një gërmadhë, thotë se ka 10 muaj që bashkë me tre fëmijët dhe burrin e sëmurë me karrocë, jetojnë në çadër dhe kontenier.

Në dy muajt e fundit, për t’i shpëtuar temperaturave dhe vështirësisë që ka qëndrimi në çadër, është detyruar që të futet në shtëpinë e shpallur të pabanueshme dhe për t’u shembur.

Ish-nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, u njoh nga afër me shqetësimin e kësaj familjeje, të cilës edhe pse shtëpia u është cilësuar DS4, ende nuk po shohin ndihmë nga shteti. Albina Vuka shprehet se dimri po afron dhe se do jetë akoma më e vështirë për ta, nëse institucionet përkatëse nuk e riparojnë sa më shpejt shtëpinë e saj.

MË TË LEXUARAT

To Top