Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Rrugën e Kavajës te vijat e bardha, që lemerisi gjithë shqiptarët dhe ngjall një mërzitje dhe trishtim të thellë për këdo.Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat mëson se 48-vjeçari Arjan Konomi dhe bashkëshortja e tij, Vilma Konomi, ishin bërë prindër pas 20 vitesh lidhjeje.
Gjatë ngjarjes ata kishin në duar edhe karrocën me foshnjën e tyre 3 muajshe. Me profesion, Arjani është drejtor arsimi në Ministrinë e Arsimit, ndërsa Vilma është mjeke pediatre në Kombinat.Për fat të mirë, foshnja ka dalë nga spitali, ndërsa prindërit janë ende të shtruar.
Burri ka thyerje të legenit dhe fraktura të tjera, ndërsa gruaja kishte hemoragji të brendshme dhe ndodhe në gjendje stabël në pavion.Ata u shtruan ditën e djeshme në Spitalin e Traumës, pas a ksidentit të shkaktuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmeni, i cili pa respektuar sinjalistikën, i goditi në vijat e bardhja në Rurgën e Kavajës.Pas ngjajres, ai u largua me shpejtësi nga vendi bashkë me të bijën, por u kap pak orë më vonë. Pas testit të kryer, ai rezultoi nën efektin e lëndëve narko tike.