Rozë

Të tjera detaje/ Xhensila nuk pranon të kthehet në shtëpi, ja çfarë po ndodh mes çiftit të njohur

Epo ku ka zë nuk është pa gjë! Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nuk janë në ditët e tyre më të mira. Më herët u raportua se dyshja po përjetonin një krizë në marrëdhënien e tyre madje dhe se këngëtarja së bashku me vajzën e tyre Ajkën ishin larguar nga shtëpia.

Së fundmi burime për “Prive” kanë deklaruar se gjithçka po përflitet lart e poshtë është e vërtetë. Të njëjtat burime shtuan se kjo nuk është një situatë e re për dyshen, por diçka që po zgjat prej disa muajsh.

Ndonëse burime pranë Besit dhe Xhensilës janë shprehur se akoma nuk mund të themi se çifti janë ndarë përfundimisht.

U tha gjithashtu se dy artistët e njohur ka gjasa që të mos e festojnë së bashku natën e Vitit të Ri. Jo vetëm kaq por disa burime pranë “Zemër Luana” bëjnë me dije se Bes Kallaku ka qenë shumë i mërzitur këto kohë.

Më herët, dyshja na servirën një kartolinë të bukur festive.

Çifti i njohur së bashku me vajzën e tyre Ajkën realizuan një set fotografik nën kontekstin festiv. Në një foto të bukur pranë pemës, dukej Xhensila e veshur njëjtë me vajzën e saj dhe Besi mes tyre.

MË TË LEXUARAT

To Top