Veprimi i Teas ndaj Luizit ka shkaktuar debat në shtëpinë e Big Brother VIP. Tea ishte caktuar për tu marrë me buxhetin dhe Luizi kërkoi që me paratë e buxhetit të tij t’i blejë një dhuratë Kiarës, e cila ka nesër ditëlindjen.
Tea me paratë e Luizit bleu ushqime për banorët e tjerë duke shkaktuar dhe zemërimin e këtij të fundit. Kështu Luizi ka nisur të hajë nga ushqimet e banorëve të tjerë.
Madje banori në një moment deklaroi se do i lërë edhe pa ngrënë banorët. Disa prej banorëve tashmë po su lmojnë Tean për veprimin, pasi Luizi po konsumon nga ushqimet e tyre.