Ditën e djeshme në “Përputhen Prime” u transmetuan disa pamje të Atdheut dhe Sindit në prapaskenë. Fotot ishin shkrepur nga Tea, kur dyshja mendonin se kamerat ishin të fikura.
Atdheu dhe Sindi shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, cfarë nxiti shumë debat në studio. Melisa e konsideroi Atdheun “Mevlan të dytë”, për shkak të mungesës së sinqeritetit.
Konkurrenti tha se është mes dy vajzave, mes Sindit dhe Melisës, ndërsa Arian Konomi u shpreh: “Atdheu është për kë t’i dalë para sepse është i bindur që është shumë joshës, është shumë s*ksi”.
Ditën e sotme, konkurrentët kanë filluar me thumba në rrjete sociale. Atdheu ka publikuar një foto, krahas së cilës ka shkruar: “Disa njerëz në jetën tonë vijnë me datë skadimi.” Pas tij, Melisa ka publikuar një foto të saj, duke shkruar: “Të mos kesh ndjesi kundrejt një personi nuk është gabim. Gabim është justifikimi i kësaj mungese ndjesish.”
Me poshte shikoni njeren nga videot qe nuk duhet humbur.