Rozë

Tea u shpreh se nuk e pëlqen Luizin, Megi Pojani e degjeneron: Ti ashtu ke gënjyer edhe më parë në ‘Për’puthen’

Si e eliminuara e mbrëmjes së kaluar në “Big Brother Vip”, Tea Trifoni ishte e ftuar ditën e sotme në “Fan Club” Momenti më epik i intervistës që mori vëmendje, është pikërisht fillimi i dialogut mes saj dhe moderatores.

Megi Pojani dhe futbollisti i njohur në një lidhje? Këto foto duket se e vërtetojnë - Showbiz

Megi Pojani e nisi pyetjen e saj për Tean, duke i rikutjuar eksperiencën e saj në “Për’puthen” dhe mashtrimin që vetë Tea e ka pranuar. Megi Pojani: Ti vjen pas një eksperience në “Për’puthen”, një mashtrimi po themi, se kështu është konsideruar ti e ke pranuar vetë publikisht, e ke thënë edhe në “Big Brother” që ka qenë një situatë e inskenuar aty brenda.

Tea Trifoni: Ka qenë një situatë skenike, por nuk e konsideroj mashtrim, të thuash mashtrim është gjë e rëndë. 70 perqind është realitet, 30 perqind është lojë, ajo 30 perqindesh isha unë.

Tea ishte në nominim me Oltën dhe Dean. E pyetur se cila duhet të eliminohej, Tea tha emrin e Olta Gixharit. Ndërsa një tjetër pyetje që iu drejtua ishte rreth finalistëve të spektaklit. Emrat që Tea tha janë, Luizi, Maestro, Kristi dhe Dea. Me përgjigjen e saj, ajo ka të kuptohej se e shikon Dean si fituese, pasi në spektaklin e mbrëmshëm u shpreh se do të donte që të fitonte një vajzë.

MË TË LEXUARAT

To Top