Politikani Nard Ndoka folur në lidhje me “trekëndëshin” më të përfolur të momentit Bora-Donald-Beatrix. “E kam ndjekur nëpër rrjete sociale. Me Donaldin, jam njohur nga një emision, ishte tip interesant. Kështu si e ka marrë do vazhdojë edhe me burrat (qesh)”, tha ai në Top Albania Raadio.
Nëse do të kishte një “Big Brother” me politikanë, ai zgjedhur tre gra të politikës për t’u futur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri: “Do doja Spiropalin, Ballukun dhe Grida Dumën”. Nardi nuk është personazhi i vetëm publik që ka komentuar treshen më të famshme të momentit.
Stresi, Flori Mumajesi, Fjolla Morina e shumë të tjerë po ashtu kanë reaguar në rrjetet sociale për këtë temë dhe kanë dhënë qëndrimet e tyre në mbështetje të njërës palë (Borës) apo palës tjetër (Donaldit dhe Beatriksës). Një reagim lidhur me këtë së fundmi e ka bërë edhe reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj-Stresi. Ky i fundit duket të jetë në anën e prezantueses Bora Zemani, duke theksuar se është ‘mbretëreshë’.
“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, ka thënë ai. Kjo duket se i është kërkuar nga ndjekësit e artistit, pasi momentalisht është një nga marrëdhëniet më të komentuara. Donaldi përndryshe këto ditë ka nisur një njohje me artisten nga Kosova, edhe pse ka qenë prej shumë vitesh me yllin e “Përputhen”, të cilës i premtoi se do të flasin edhe jashtë.
Flori Mumajesi ka bërë një postim që është interpretuar nga ndjekësit si formë përkrahjeje për ndjenjën mes Donaldit dhe Beatrix. Ai ka ndarë një sekuencë të puthjes së dyshes nën tingujt e muzikës së tij. Kjo nuk është pëlqyer nga ndjekësit.
Një pjesë e tyre kanë reaguar. Një ndër ndjekësit i ka thënë se nga ky moment nuk do e ndjekë më. Flori duket të mos e çan kokën për këtë pjesë duke e falënderuar për këtë “unfollow” ndjekësit, bisedë të cilën e ka ndarë në Instagram dhe për t’u treguar në një farë mënyrë gjithë të tjerëve që do i çonin të njëjtin mesazh, do të merrnin prej tij të njëjtin reagim.