Lajme

Tërmeti që ‘shkundi’ dje Shqipërinë/ Raportohet se janë dèmtuar disa pallate në Pukë

Një tërmet i f ortë ka tr onditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Pukës. Sipas të dhënave mësohet se lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter në thellësi 2 kilometër.

Bashkia e Pukës në një njoftim për mediat njofton se janë konstatuar dëme te disa pallate te Lagjia e Muzeut dhe ‘5 pallatet’, ku sipas raportimit të banorëve ka plasaritje, ndërkohë janë të dukshme dëmtimet në oxhaqet e pallateve.

Tërmeti u regjistrua mbrëmjen e djeshme, duke shkaktuar frikë e panik te banorët. Kujtojmë që edhe pak ditë më parë në shumë qytete të vendit tonë u ndjenë lëkundje tërmeti, ndërsa epiqendra ishte 2 km në perëndim të Follorinës, Greqi.

MË TË LEXUARAT

To Top