Në takimin e tyre të dytë, Mevlani i dhuroi Ledianës një patkua, kundër syrit të keq. Ai tha se në emision ka disa “hasma” që i duan të keqen dhe se duan t’i ndajnë.
Ndërkohë, në studio Mevlanit iu kthyen Sindi dhe Melisa që i thanë se nënkuptoi ato me deklaratat e tij.
Debati: Mevlani: Janë nja dy persona hasmit e mi. Hasmi kam Sindin, kjo është sigurt njëherë
Melisa: Kur i…. Mevlani: A ka mundësi të pushosh njëherë.
Melisa: Jo nuk dua të pushoj. Mevlani: Bën këtu si interesante
Melisa: Dua të bëj si interesante. Mevlani: Ça të duket vetja ty?
Melisa: Unë bëj si të dua, nuk të marr leje ty, për mua ti je askush
Mevlani: Pse ti për mua je dikush?. Sindi: Po pse na përmend atëherë?
Mevlani: I është rritur mendja dhe bën ironi. Melisa: Unë nuk bëj kot sa për karrierë
Mevlani: Jeni bërë këtu tani… Sindi: të më ofendosh ti mua, ofendon herë pas here, nëse un të thash fjalët më të bukura në takimin tonë të tretë e thash për ato kohë që kemi kaluar bashkë. Mevlani: Kur ballafaqoheni me një mashkull, vetëm me gisht dini të bëni dhe kërkoni respekt.