Rozë

Tha se Ballkani ka qenë i gjithi grek/ Rovena Stefa i kthehet keq Arian Çanit: Uroj që Zoti ta mbyll sa më shpejt emisionin tënd

Disa muaj më parë komentet e moderatorit Arian Çani, u benë virale. Ai u shpreh se Ballkani ka qenë i gjithi helen.

Ballkani ka qenë i gjithi helen”! Rovena Stefa shpërthen ndaj Arian Çanit: Bojkotojeni këtë antishqiptar, duhet të thirrej nga Prokuroria – Gazeta Tema

Mjaftoi kaq, që këngëtarja Rovena Stefa të reagojë publikisht duke theksuar se nuk ishte dakord me të, madje duke kërkuar edhe bojkotimin e emisionit ‘Zonë e Lirë’.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV Ora, Rovena Stefa, arsyetoi për moderatoren Ester Bylyku, fjalët e saj të ashpra, për të cilat tha se nuk ishte penduar dhe së asgjë nuk është thënë në gj ak nxeht ësi e sipër.

Ester Bylyku: Sa herë kërkoj për ty në Google, më del edhe emri i Arian Çanit. A mund ta di çfarë ke me të? (qesh)

Rovena Stefa: “Jo, unë nuk kam asgjë me Çanin, kam qenë edhe e ftuara e tij. Nuk kam folur vetëm unë për Çanin, kundra deklaratave për helenikët. Në vende të tjera, për deklarata të tilla, njerëz publik përfundojnë në b u rg. Foli në një mënyrë të tillë, duke përçmuar vendin, duke përçmuar historinë tonë, dhe kjo më preku, ndaj dhe reagova ashtu”.

Rovena Stefa më pas, u shpreh se një person publik, nuk duhet të shprehet në mënyrë të tillë, atij ose duhet t’i mbyllet emisioni ose të marr një gjobë.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse do të shkonte sërish në emisionin ‘Zonë e Lirë’, këngëtarja u përgjigj: “Jo, jo, nuk do të shkoj më tek Çani. E kam mbyllur me Çanin. Unë vetë e kërkova bojkotimin e emisionit. Përderisa e kërkova për të tjerët, normalisht që nuk kam si shkoj unë. Shpresoj që Zoti t’ia mbyllë sa më shpejt (qesh). Nuk dua të keqen e Çanit, por për atë gjë që ka bërë, ose duhet të mbajë përgjegjësi, ose duhet t’i thotë ‘më fal’ të gjithë shqiptarëve”.

Lajme të reja nga Rovena Stefa! – ArkivaNews

Rovena Stefa, se shpejti drejt altarit? Rrëfehet për herë të parë këngëtarja e njohur

MË TË LEXUARAT

To Top