Irina Jovanka, pjesëmarrëse e “Mis Freedom of the World”, konkurs i bukurisë që u zhvillua në Kosovë, tërhoqi vëmendjen e mediave më të mëdha botërore me gjestin që bëri. Bukuroshja serbe bëri me duar simbolin e shqiponjës dy krenare gjatë sfilatës.
Por nuk e la me aq, pasi edhe gjatë një interviste që realizoi bëri të njëjtën gjë. Irina këtë të enjte ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi edhe arsyet se përse bëri atë veprim.
Ajo tha se politika e ka vështirësuar marrë dhënien midis të dyja shteteve. Ndërsa sa i përket çështjes Vuçiç, Irina tregoi se ai nuk ka reaguar në atë mënyrë ndaj saj, por megjithatë pranoi se diçka të vogël e ka pasur.
Herën e parë isha 17-vjeç kur shkova në Kosovë për fashion week dhe tashmë unë shkoj çdo vit sepse kam mikeshën time më të mirë që është nga Suhareka e shkojmë për pushime në Brezovicë. Po është pak politika që e vështirëson këtë marrëdhënie e krijon probleme por edhe njerëzit nuk dinë. Kur shkon në Beograd ka njerëz të mirë njësoj si unë. Në fillim me këtë çështjen e Vuçiç nuk është e saktë, sepse ishte thjesht një screenshot nga një person, por nuk është e vërtetë që Vuçiç tha diçka për mua, ndoshta mund të ketë thënë diçka, por diçka të vogël”, tha Irina.