Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli paksa për jetën e tij private.
Së fundmi, ai është bërë pjesë e medieve rozë italiane. Ka qenë një postim i modeles italiane, Maria Bove, që ka hedhur aludimet se ata mund të jenë në një lidhje.
Një gjë të tillë e ka mohuar Atdheu, i cili u shpreh se ajo ishte në Shqipëri dhe është njohur me të. Videon që Bove ka postuar në “Instastory” e ka realizuar në makinën e tij, teksa po e dërgonte në hotelin ku po qëndronte.
Xharavina shtoi më pas se lajmet e shumta që shkruhen për të i prishin edhe punë, pasi nuk është çun lajmesh, por çun për shtëpi. Ish-konkurrenti i “Për’puthen” tha më pas se është i dashuruar, por jo me vajzën në fjalë.
“Më propozojnë vajzat, më kanë shkruar “na theve zemrat” kur panë postimin e saj. Jam i dashuruar, por jo me atë gocën. Nuk jeton në Tiranë. Por nuk mund të jemi bashkë”, tha Atdheu.
I pyetur nëse është i dashuruar me ndonjë grua të martuar, Xharavina tha: “Nuk i fus hundët aty ku nuk duhet”.