Rozë

Tha se nëse Saimiri e pranon sërish Enxhëllin ajo do të ik/ Meri bën veprimin që askush nuk e priste





Pak ditë më parë, konkurrentja e “Love Story”, Meri Murrizi bëri një deklaratë të fortë. Ajo tha se do të largohet nga spektakli, nëse Saimiri pranon rikthimin e Enxhëllit.

“Në momentin që unë e kuptoj që kam ndjenja për të, do mundja emocionet, do përballoja pres ionin e publikut, familjes dhe çfarëdolloj gjëje tjetër qoftë, dhe nuk do veproja ashtu. Nëse vërtetë mes Saimirit dhe Enxhëllit ka ndjenja atëherë unë jam e tepërt këtu, më mirë të largohemi të gjitha dhe të mbyllet historia me kaq. Unë nuk e pranoj këtë gjë, unë me dëshirën më të madhe largohem nga emisioni dhe Enxhëll të vazhdojë rrugëtimin e saj me Saimirin”, deklaroi Meri.

Mirëpo duket se ajo është penduar për fjalët e saj. Në një intervistë për “Daily Love Story”, konkurrentja është shprehur se e kupton Enxhëllin dhe ndjenjat e saj.

“Jemi vajza vetë dhe ndoshta ajo ka patur arsyet e veta. Mendoj që është e vërtetë ajo që tha, që ishte push tuar nga emocionet dhe ndoshta është ndjerë jo vetvetja. Ndonjëherë mblidhen të gjitha bashkë sepse nuk jemi perfekt. Mund të kemi problemet tona, mblidhet edhe s tresi i emisionit, pre sioni i publikut dhe ka momente të vjen të plasësh. Por kur je në një presion të tillë është shumë e vështirë të marrësh një vendim. Besoj edhe vetë Saimiri po e mendon thellë”, tha ajo.





MË TË LEXUARAT

To Top