Kasia Gallanio, ish-princesha e Katarit, është gjetur e vd ekur në shtëpinë e saj në Marbella. Bashkëshortja e tretë e miliarderit Abdelaziz bin Khalifa Al Thani, Gallanio ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare, mes be tejës ligjore me ish-bashkëshortin, të cilin e ka ak uzuar për nga cmim sek sual të një prej fëmijëve të tyre.
Kasia pretendoi se ish-bashkëshorti ka abu zuar s eks ualisht me një nga tri vajzat e tyre, edhe pse ai i ka mohuar ak uzat.
Ish-çifti janë prindër të dy binjakëve 17-vjeçarë, të cilët fillimisht jetuan me Al Thani përpara se të vendosnin të jetonin me nënën e tyre në Marbella. Ata kanë gjithashtu një vajzë tjetër, e cila është 15 vjeçe dhe jeton në Paris.
Gallanio tha në një intervistë të fundit me ‘Women’s World’ se vajzat donin të jetonin me të, por ish-bashkëshortja nuk i lejonte, madje edhe u kishte ndërprerë kontaktin me të atin.
Ish-bashkëshortët janë prej 15-vitesh në një betejë të ashpër ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Al Thani e akuzoi viktimën se ishte e varur nga alkooli dhe se kishte probleme të shëndetit mendor.
Edhe pse ende nuk do të bëhet një ekzaminim pas vdekjes, hetimet fillestare tregojnë se Gallanio vdiq nga një mbidozë droge.
Trupi i saj nuk tregoi asnjë shenjë dhune fizike, raporton “Le Parisien”.