Mjeku infeksionit Tritan Kalo ka bërë një postim në rrjetin social ku kritikën e vë te politika në vendin tonë.
Sipas tij qytetarët duhet të jetojnë me dinjitet ndërsa shton se deri më sot nuk është vënë re asnjë ndryshim.
“Ndaj nuk e meritojmë aspak të jemi aty ku KURRË nuk duhet të ishim….Zgjohuni bashkëkombas të mi kudo që frymoni në viset e Shqipërisë natyrale të 28 nëntorit 1912, për sa kohë që ende flitet shqip dhe për sa kohë që ende frymojnë shqiptarë në këto vise….Nuk duhet të jemi thjesht aktorë, por vetëm e vetëm faktorë të zhvillimeve në “Illiricum Peninsula”, shkruan ai.
Sakaq ai shton se 25 prilli është mundësia e radhës për qytetarët shqiptarë, të cilët sipas tij duhet t’i japin peshën e duhur rëndësisë së votës.