Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje në veçanti Gjermanisë për të shpëtuar kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, në një fjalim televiziv drejtuar kombit të hënën.
‘Kievi dikur quhej një “Berlin i ri”, i ngjashëm në frymën e tij të “hapjes, emocioneve, lirisë në sheshe, sinqeritetit të njerëzve, klubeve dhe partive”, tha Zelensky duke shtuar:
“Tani Kievi është i mbyllur. Është i heshtur në pritje të një sirene të re s ulmi ajror që do t’i detyrojë njerëzit të strehon në bu nkierë’.
Videon e tij Zelensky e regjistroi teksa një siren e su lmit ajror binte në Kiev, duke e quajtur atë një tingull që ukrainasit e dëgjojnë “për orë, ditë dhe javë”.
“Tingulli i sirenës është diçka me të cilën ukrainasit jetojnë, punojnë dhe përpiqen të flenë. Ata trajtojnë plagët e tyre; lindin foshnja dhe vdesin,” u shpreh ai.
”Si Evropa ashtu edhe gjermanët në mënyrë specifike “kanë fuqinë” për të bërë presion mbi Rusinë”, tha Zelensky, duke thënë se pa “tregtinë tuaj, kompanitë dhe bankat tuaja Rusia nuk do të kenë para për të financuar këtë luftë”.
Ai përsëriti thirrjet nga Ukraina për të mbyllur portet evropiane ndaj Rusisë, për të hequr dorë nga burimet ruse të energjisë dhe për të ndërprerë furnizimin me mallra në Rusi.
“Jam i sigurt se paqja është e mundur. Por ju duhet të veproni për ta arritur atë. Secili nga ju në Gjermani, në Evropë e keni në dorë që Kievi të quhet sërish një Berlin i ri, në mënyrë që rrugët dhe sheshet tona të jenë po aq të sigurta sa sheshet e juaja “tha Zelensky.