Ata kohëve të fundit kanë ndarë dedikime të shumta ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale. Fjala është për këngëtaren Fjolla Morina dhe partnerin e saj të ri, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Syla.
Ky i fundit edhe këtë herë ka shkruar disa fjalë romantike për të dashurën e tij, ndërsa shfaqen në foto së bashku.
“Personi i parë që më vjen në mëngjes kur të zgjohem, është arsyeja ime e lumturisë. Unë jetoj me gjysë zemre, sepse gjysmën tjetër e ke ti”. “Je personi më zemërbardhë që kam njohur në jetën timë”, kanë qenë fjalët e tij.
Çifti thuhet se do bëjnë dasmën në Shqipëri, ku artistja edhe aktualisht vuan dën imin e masës ‘a rr est shtëpiak’, pas ngjarjes të zënies me armë nga organet e rendit, në kalimin e pikës kufitare Kosovë-Shqipëri.