Diskutimet për spektaklin e mbrëmjes së kaluar, kanë vijuar. Olta kishte ende ‘rezerva’ për debatet që u konsumuan në ‘Prime’,për këtë arsye e rihapi edhe njëherë temën në oborr me Luizin. Olta i tha Luizit që ta harrojë se ajo do të bëjë ndonjëherë l ftë për të marrë fjalën, apo për të folur.
Olta: Kaq fr ikë më keni mo? Kaq f rikë keni që jeni mbledh të katërt? Luizi: Ta kam thënë edhe një herë tjetër, ti e ke ëndërr të bëhesh Luizi. Olta: Jemi në ditën e 24 o Luiz, ku të çon mushka? Luizi: Tre i përcolle, njërën po e bën gati…
Sipas saj, ai, Kiara, Efi dhe Ronaldo nuk e lanë atë të fliste as edhe një sekond gjatë spektaklit dhe se sa herë i vinte rradha për të folur, ata i ndërprisnin fjalën.
Kujtojmë se televotimi u shty të shtunën, për shkak të përjashtimit nga shtëpia të Kejvina Kthjellës. Gjatë një bisede më banorët në oborr, Olta tha se nëse ajo del nga shtëpia, nuk do të kthehet më pas.
I pyetur nga Amosi se nëse bileta e saj është vajtje-ardhje, çfarë do të bëjë, Olta u shpreh se do të refuzojë kthimin në shtëpi.