Leximi

Ti fitosh paratë me djersë është nder! Kjo 25-vjeçare shqiptare punon si shofere autobusi në Zvicër





Ndër shumë vajza dhe gra shqiptare që po tregohen të suksesshme në fusha të ndryshme në diasporë, është sigurisht edhe Erolina (Maliqaj) Gashi, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Zvicër.

25-vjeçarja nga Kosova që punon si shofere e autobusit në Zvicër

Ani pse në shtetin e Kosovës vozitja e autobusëve nga një femër vazhdon të jetë e pazakont, në shtetet evropiane kjo gjë është më se normale, veçmas në Zvicër.

Erolina (Maliqaj) Gashi është vetëm 25-vjeçare dhe po në këtë moshë arriti të bëhet shoferja e parë e autobusit në kantonin e Ticinos, ëndërr kjo që në moshën e saj të re.

Ajo ka lindur në një fshat kosovar, Poslisht, të komunës së Prizrenit. Ndërkohë që në moshën pesëvjeçare emigroi në Zvicër për t’iu bashkuar familjes së saj.

“Në moshë shumë të re, kur i kisha vetëm 5 vjeç, emigrova në Zvicër dhe iu bashkova familjes sime, babait tim, Misinit, bashkë me mamin, Jetmiren dhe motrën Mirinda. Babai ka jetuar dhe ka punuar në Zvicër që nga viti 1989, e bashkimi i familjes ishte parësor dhe një nismë e re për familjen time dhe mua, në realizimin e ëndrrave të mia”, tregon Erolina.

Njihuni me 25 vjeçaren nga Kosova që punon si shofere e autobusit në Zvicër  - Ballkani.info




MË TË LEXUARAT

To Top