Banori i cili u bë pjesë së fundmi e “Big Brother VIP2” ishte Gerti Koxha. Në klipin e tij prezantues, 25-vjeçari u shpreh se do të ‘rifreskojë atmosferën’ që ka ‘pushtuar’ shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Në klip ai tha me të qeshur se shtratin do donte ta kishte pranë çdo banori, përveç Luiz Ejllit. Mirëpo duket se diçka i bashkon ato të dy, e jo nuk është vetëm origjina nga Shkodra.
Nëna e Gertit ka qënë mësuesja e klasës fillore e Luizit. Kjo u zbulua mëngjesin e sotëm, teksa dyshja ishin duke biseduar së bashku.
Pas disa pyetje-përgjigjesh, Luizi kuptoi se nëna e Gertit ka qënë mësuesja e tij kujdestare. Pasi e mësoi, banori tregoi se sa mirë sillej Donika (mësuesja) me të.
Luizi: Po mami? Gerti: Mësuese. Luizi: Ca shkolle? Gerti: Ka qënë te shkolla e muzikës. Luizi: Kush është nana jote? Gerti: Donika, ka lëvizur, e kan dërgu..
Luizi: Ca vitesh ka qënë ajo? Gerti: Deri në fund të 90-ës, ka dhënë gjuhë letërsi. Luizi: Kur kam fillu klasën e parë unë, deri në fund të 90-ës, në 91 kam hy në klasë të parë. E kam pasur zysh fillore, Donika.
Gerti: Ca të ka dhënë? Luizi: Të përgjithshme. Gerti: Ka mundësi se ka dhënë edhe fillore. Luizi: I ka pas vd.kur burri apo djali. Gerti: Ajo është.
Luizi: Tallesh. I ka pas lidh kali, po si? Gerti: Ka pas një sëmundje të keqe, i ka vd*k djali, e pastaj u martu me babin.
Luizi: Djali i Donikës je ti? Nuk ka pas gru më të bukur, më të mirë. E kam pas zysh kujdestare, deri në klasë të tretë, pastaj iku, na mori Valeria. A e di sa kam pa e pa? Kur të errësohet, do të marr te kamera ti them nënës ky është djali i Donikës.