Bora Zemanin këtë sezon televiziv e shohim nga e hëna në të premte në drejtimin e emisionit “Përputhen”, ku katër vajza njihen me djem të ndryshëm në kërkim për të duhurin.
Megjithatë jo të gjithëve u ka pëlqyer Bora në këtë format dhe një ndjekës i ka komentuar në postimin e fundit: “Më vjen keq, por s’di ta drejtosh këtë emision!”
Bora nuk ia ka kursyer përgjigjen ndjekësit duke iu kthyer me një përgjigje të shkurtër dhe të qartë: “Mos të të vij keq fare. S’ke ç’i bën!”