Rozë

”Ti tregon se çfarë është stili”/ Atdheu i shpreh hapur dashurinë Beatrix?

Buja e konfirmimit publik të ribashkimit të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, ishte e madhe. Por, pas këtij momenti vëmendja u nda në dysh, pasi u duk se Atdhe Xharavina “iu vu pas” Beatrix Ramosajt.

I can't stop falling in love with...", Beatrix Ramosaj surprises with the  last statement - Gossip

Kanë qenë të shumta “flirtimet” e dyshes në rrjetet e tyre sociale, të cilat shpesh herë merreshin në kuadrin e “hakmarrjes”.

Dukej sikur Trixa dhe Atdheu, të lënë jashtë në historinë Bora-Donald, mblodhën forcat duke thumbuar çiftin.

Edhe së fundmi, ish-konkurrenti i Për’puthen ka trazuar ujërat. Atdheu nuk ka harruar të lërë një koment “pi kant” poshtë fotos së fundit të Beatrix në Instagram. Teksa kjo e fundit ka pozuar sen suale me një kostum sportiv, Xharavina shkruan: “Shumë xixëllushëm a edhe me tuta do ju tregosh çfarë është stili?”

Këtë herë këngëtarja vendosi t’i përgjigjej vetëm me disa emoji.

Kujtojmë që përpos lidhjes së Beatrix Ramosajt me Donald Veshajn në shtëpinë e “Big Brother Vip”, edhe Bora Zemani është përfolur gjatë në rrjet për një romancë me Atdhe Xharavinën. Ndonëse këto dyshime nuk u sqaruan kurrë, ish-konkurrenti shpesh herë ka konfuzuar me deklaratat dhe statuset e tij që lidheshin me moderatoren.

Ndërsa pas rikthimit të Borës me Donaldin, Atdhe Xharavina në një intervistë tha se Bora Zemani nuk e tërheq më, ku shprehu se nuk ka më qejf të flasë për moderatoren. Por, nuk hezitoi të thonte disa fjalët të mira për Beatrix Ramosajn.

MË TË LEXUARAT

To Top