Aktorja Arjola Demiri, ishte e pranishme në emisionin “Big Brother Fan Club”, ku analizoi lojën e katër finalistëve.
Arjola mbrojti Ilirin dhe foli me tone të forta kundër Donaldit, madje u p ërplas edhe me disa nga ish-banorët. Në një moment kur po fliste e a caruar, Arjola këputi edhe një gafë. “4 muaj e 31 ditë”, u shpreh Arjola pa e kuptuar se ça po thoshte. Mbrëmë në “Fan Club” disa nga ish-banorët kanë dhënë komentet e tyre përse Donaldi duhet të fitojë “Big Brother VIP Albania”.
Ndër ata që folën ka qenë edhe aktorja, Arjola Demiri, e cila u shpreh se Donaldi është shtrydhur më shumë seç duhet për suksesin e vet.
Ajo gjithashtu u shpreh se ai i ka përdorur të gjithë, madje edhe miqtë e tij për famë, pasi sipas saj aktori është i etur për sukses.
Aktorja tha edhe që Donaldi ka bërë heroin me të gjitha vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Arjola: Ai djalë është shtrydhur më shumë sesa duhet. Ka bërë gjëra në këtë program, por protagonizmin e ka marrë dashje pa dashje, me meritë, ose pa meritë. Donaldi ka pasur shumë strategji.