Dhe pas garës vijnë edhe kontestimet. Emri i fituesit të Big Brother Vip, padyshim që nuk i ka gëzuar të gjithë! Përveç fansave të Donaldit, në listën e të pakënaqurve me fitoren e Iliri Shaqirit ishte dhe Flaka Krelani.
Në Instagramin e saj, këngëtarja bëri një sërë postimesh që ironizonin dukshëm fitoren e Ilirit pa qenë nevoja për të përmendur emra.
“M’u kujtua kënga “Kthema Borxhin”. Rastësisht e mendova ta bëj një cover meqë jemi UNPLUGGED – LIVE.”- shkruan Flaka në përshkrimin e videos ku shfaqet brenda një makine. SHIKO VIDEON
Jo vetëm që s’e la me aq, por ripostoi të gjithë ironitë që i bën tag në rrjet, përfshi këtu edhe postimin e Olti Currit ku shkruhej: “Nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron votat.”
“Si i thuhet shqip “Kthema borxhin””- shkruhej në një tjetër dhe qartazi Flaka Krelani e mendoi si “kthim borxhi” fitoren e Ilirit në Big Brother.
Ata që e kanë kujtesën e shkurtër me të drejtë do thonë: Ç’lidhje ka Flaka në këtë mes?! Flaka Krelani dhe Lori Hoxha në 2014-ën ishin ballë për ballë njëra-tjetrës në finalen e “Dancing With the Stars”, ku konkuronin për çmimin e madh. Vendimin për fituesen, përveç votave të publikut e merrte balerini Ilir Shaqiri.
Ky i fundit, zgjodhi Lorin si fituesen e atij edicioni, pavarësisht aftësive që të dyja treguan në kërcim. Thënë këtë, fitorja e Iliri Shaqirit është parë nga këngëtarja si “kthim borxhi” nga ana e Lori Hoxhës, të cilën ai e shpalli fituese në një tjetër format.