Xheni Brahaj ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku ka folur për eksperiencën e saj në “Përputhen” duke bërë deklarata të forta.
Fillimisht ajo u shpreh se produksioni e kishte gënjyer duke i thënë se do të bëhej pjesë e “Përputhen VIP”, e më pas kishte ndryshuar kontratën.
Ish-konkurentja tha se nga stresi ajo kishte kaluar në paralizë krahu, por jo vetëm. Xheni u shpreh: ‘Ka qenë një moment i tmerrshëm për mua kur mora një telefonatë se babai im ishte shumë sëmurë.
Prapë e mblodha veten dhe u mundova të mos e shfaq. Produksioni ishte në dijeni të gjendjes sime, dhe atë ditë ndodhën shumë zënka.’
E pyetur nga moderatorja nëse zenkat ishin të planifikuara, Xheni u shpreh: ‘Po, mesa më kanë thënë konkurentët kanë qenë të planifikuara.’
Nder Ajo ka zbuluar në mes të emisionit se është e adoptuar, madje ka vendosur të ballafaqohet me familjarët gjatë transmetimit LIVE. Gjërat nuk shkuan aq mirë, madje ajo u shpreh se do të bllokonte prindërit e saj në telefon dhe do të kërkonte nënën biologjike.