Në puntatën e sotme janë përballuar Erioni dhe Rrushja. Rrushja është një nga konkurrentet më të reja në Përputhen e cila e ka pranuar që në fillim se ajo dhe Erjoni njihen por s’kishte dhënë më shumë detaje.
Por Erioni ishte befasuar tejet shumë kur e kishte parë në studio, ndaj për ta sqaruar reagimin e tij ndaj saj Rrushja ka vendosur të flasë sot ballë për ballë me të.
Ajo tha se Erjoni është shok i ngushtë i djalit të xhaxhait të saj dhe para disa viteve kanë pasur thjeshtë flirt me njeri-tjetrin, ndërsa shtoi se u habit edhe ajo vetë nga reagimi i Erjonit kur ajo hyri në studio.