Lajme

Toka shqiptare u lëkund sot nga lëkundjet sizmike, flet sizmiologu: Tregon a ka lidhje me atë të 26 nëntorit, që mori 51 jetë

Sizmiologu Edmond Dushi thotë se nuk ka vend për pa nik për banorët e Lezhës, por jo vetëm, për tërmetin e ndjerë mbrëmjen e kësaj të shtune.

Lëkundet vendi, tërmet në Shqipëri - Abc News

Ai konfirmoi se tërmeti kishte magnitudë 3.9 të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte në Ugrenj të Lezhës. Sipas sizmiologut, ky është një tërmet i izo luar, që nuk ka lidhje me atë të Durrësit të rënë në nëntor.

Gjithashtu, Dushi sqaroi se deri tani nuk ka raportime për aktivitet të shtuar sizmik në atë zonë, çka do të thotë se nuk priten lëkundje të tjera.

“Ky është një tërmet që nuk ka lidhje me atë të Durrësit në muajin nëntor. Tërmeti është ndjerë sepse po kaloi një magnitudë që është mbi 3.5 Rihter, atëherë ndjeshmëria është më e madhe. Në bazë të informacionit nga rrethi jonë dhe nga rrethe të tjera ne nuk gjykojmë që për momentin të ketë një aktivitet të shtuar sizmik në atë zonë që do të përbënte një shqetësim. Deri tani është një ngjarje e i zoluar dhe ne shpresojmë që do të mbetet e tillë. Nuk kam informacion për raportime për dëme materiale dhe besoj se edhe magnitude nuk lë vend për të pritur diçka të tillë.”

Sërish tërmet në Tiranë, nuk ka dëme - Shqiptarja.com

MË TË LEXUARAT

To Top