Top Channel ka vendosur të ndërpresë direkt transmetimin e emisionit investigativ “Top Story” duke filluar nga mbrëmë ku ishte paralajmëruar se do të transmetohej investigimi për “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, por që ky episod nuk u transmetua në TV.
Drejtuesit e emisionit përmes një reagimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook akuzojnë televizionin për presion, gjë që ka sjellë edhe mbylljen e emisionit të tyre.Ndërkohë Top Channel ka reaguar në edicionin qëndror të lajmeve përmes një kronike speciale ku shpjegohej arsyeja pse u mor ky vendim, ku thuhet se shkak kryesor janë gjobat që drejtuesit e këtij emsioni vinin ndaj njerëzve dhe institucioneve të ndryshme për qëllime përfitimi.Edhe pse jo direkt me emër, kjo ishte një akuzë edhe për ish-drejtorin e këtij televizioni të larguar pak më parë, Ben Blushi, i cili ishtë një përkrahës i madh i “Top Story” dhe sa kohë që ai ishte drejtor, ky emisioni vazhdoi pa probleme. Më poshtë po iu sjellim reagimin e plotë të Top Channel
.‘Pak kohë më parë, redaktori i emisionit investigativ, Top Story dhe disa elemente të tjerë, u është ndërprerë marrëdhënia e punës, për shkak se janë gjetur në shkelje të kontratës së punës dhe në cenim të imazhit të televizionit.Ekipi ligjor i Top Channel është duke përgatitur dosjen përkatëse, për t’jua përcjellë autoriteteve, për të nxjerrë përgjegjësitë ligjore dhe dëmin që i është shkaktuar kompanisë nga këta individë, të cilët kanë përdorur profesionin dhe emisionin, si mjet gjobash dhe kërcënimesh, duke keqpërdorur edhe donacione të huaja.Sot, këta individë ose më saktë njëri prej tyre, Endrit Habilaj, i cili ka akses në faqen e emisionit në Facebook, ka lëshuar një tjetër shpifje në drejtim të Top Channel.
Se mbrëmë është hequr një emision i tyri. Në fakt është hequr një material i cili ashtu si dy tre javët e fundit, ishte lënë për t’u transmetuar në mirëbesim dhe jashtë kontrollit editorial të Top Channel.Por kur bordi shqyrtoi materialet dhe vuri re shkeljet e rënda etike dhe profesionale, mori vendimin e mos transmetimit të kësaj gjobe, vënë në emër të dy personave që dikur punonin në Top Channel, dhe jo në interes të së vërtetës. Emisioni nuk është mbyllur. Top Story si emër nuk ka lindur në vitin 2018, atëherë kur u mor dhe u transformua ashtu siç është sot. Top Story ka lindur në tetor të vitit 2006 dhe për 11 sezone ishte emisioni më i suksesshëm politik në ekran.Javën e ardhshme Top Story do rikthehet aty ku i takon, në “prime time” në orën 21:00.Emisioni investigativ që mbajti këtë emër për tre vjet, nuk do të mbyllet. Ai do të vazhdojë që javën tjetër. Me emër të ri, me drejtim të ri. Dhe për më tepër me mision të ri. Misionin e së vërtetës, dhe jo të gjobave’, thuhet ne reagimin e TCH.